TAGS-AT E JAVËS

Showbiz12 Mars 2026, 12:10

Nuk e ka Alessio, a e dinit emrin e vërtetë të ish banorit të BBV?

Shkruar nga Pamfleti
Nuk e ka Alessio, a e dinit emrin e vërtetë të ish banorit
Alesio BBV

Alessio, ish-banori që surprizoi publikun pasi vendosi të ndërpresë në mes rrugëtimin e tij në “Big Brother VIP Albania 5” dhe të largohet me dëshirë nga shtëpia, ka ndarë së fundmi një rrëfim personal që ka prekur publikun.

I ftuar pasditen e djeshme në emisionin “Ftesë në 5”, ai tregoi një detaj që nuk ishte bërë i ditur më parë: historinë që fshihet pas emrit me të cilin njihet nga publiku. Alessio, emri i vërtetë i të cilit është Afrim, shpjegoi se këtë emër e ka marrë në kujtim të një miku të tij të ngushtë që ka ndërruar jetë.

“Unë kam patur një shok… Ka vdekur dhe mora emrin e tij, Alessio, dhe thashë unë po mbaj emrin e tij gjithë jetën tani. Që atëherë ndryshuan gjërat. Kujtime të bukura,” u shpreh ai.

Gjatë bisedës, ish-banori vendosi gjithashtu t’i japë fund edhe kuriozitetit të publikut lidhur me identitetin e tij të plotë. Ai sqaroi se në dokumentet zyrtare mban emrin Alesio Afrim Alia, duke theksuar se emrin e mikut të ndjerë e ka bërë tashmë një pjesë të rëndësishme të jetës së tij.

Lini një Përgjigje