Showbiz29 Shtator 2023, 10:34

Nuk fshihen më, Dafina dhe i dashuri i ri shfaqen dorë për dore në aeroport

Shkruar nga Pamfleti

Nuk fshihen më, Dafina dhe i dashuri i ri shfaqen dorë për dore

Pas ndarjes nga Dj Geek, Dafina Zeqiri gjeti sërish dashurinë.

Në rrjete sociale, ajo u shfaq herë pas here me një mashkull misterioz të cilit më vonë i zbuloi identitetin.

U përfol se mashkulli në fjalë ishte Kreshnik Gjergji, një biznesmen që i ka rrëmbyer zemrën këngëtares.

Së fundmi, çifti është parë në aeroport, teksa mbanin duart e njëri-tjetrit dhe bisedonin.

Fotoja është shkrepur në aeroportin e Prishtinës dhe duket se tashmë çifti s’e ka problem të shfaqet në publik.

dafina zeqiri kreshnik gjergji