Showbiz28 Shtator 2023, 21:12

Asnjë gol i shënuar në 5 ndeshje, Karim Adejemi “kokë e këmbë” i dashuruar, “BILD”: Fajin e ka Loredana

Shkruar nga Pamfleti

Asnjë gol i shënuar në 5 ndeshje, Karim Adejemi “kokë

Në Gjermani ka një çështje “Karim Adejemi”. Ylli i Borusias së Dortmundit dhe kombëtares gjermane, po kalon një formë shumë të dobët dhe sipas mediave vendase, fajin e ka… Loredana.

Këngëtarja shqiptare është në një lidhje me sulmuesin dhe sipas “Bild”, jeta e tij jashtë fushës po e penalizon brenda saj. Këtë e tregojnë shifrat që flasin për 0 gola të shënuar në 5 ndeshje, vetëm 2 goditje në portë dhe vetëm 3 driblime të suksesshme në 15 të tentuara.

Tabloidi gjerman insiston se Adejemi për momentin duket më i fokusuar te jeta me këngëtaren shqiptare dhe vajzën e vogël, Hana, e lindur nga lidhja e mëparshme e saj me Mozzik.

Kohët e fundit, ai shkon edhe në stërvitje me makinën e Loredanës, teksa kjo e fundit është shfaqur shpesh edhe në ambientet e klubit. “Bild” insiston se klubi ka filluar të shqetësohet për Adejemin dhe formën e tij, teksa e ka paralajmëruar që të tregojë më shumë seriozitet në stërvitje, nëse kërkon të rifitojë vendin në formacion, pasi aktualisht e ka humbur atë duke i nisur ndeshjet nga pankina.

karim adejemi ylli i borusias së dortmundit