Showbiz 7 Qershor 2023, 13:53

Parashikoi ndarjen e Beatrix me Donald Veshajn, Milaim Zeka: Luizi dhe Kiara janë bashkë vetëm për show, do ndahen

Shkruar nga Pamfleti

Parashikoi ndarjen e Beatrix me Donald Veshajn, Milaim Zeka: Luizi dhe Kiara

Ditën e djeshme ai ishte i ftuar në emisionin “Natën me Aulonën”, ku ndër të tjera foli edhe për romancën e Luizit me Kiarën.

Milaimi, i bindur, u shpreh se lidhja e fituesit të “Big Brother Vip” me moderatoren është vetëm për lojë, pasi sipas tij çdo gjë ka nisur shumë shpejt “brenda një burgu siç është BBV”.

Ai theksoi duke thënë se të njëjtin mendim ka pasur edhe për lidhjen e dy ish-konkurentëve të “BBV 1” Donald Veshaj dhe Beatrix Ramosaj, të cilët u ndanë sapo dolën nga ky reality show:

Moderatorja: Të kemi parë goxha në sulm në lidhje me Luizin. Ke thënë që nuk të ka pëlqyer si personazh.

Milaim Zeka: Ka qenë në fillim. Unë e kam kritikuar sepse u hap llafi që ai ka gënjyer për punën e sëmundjes. Kam qenë dhe jam prap i bindur që lidhja e tij me Kiarën ka qenë dhe është lojë.

Moderatorja: E mendon përsëri?

Milaim Zeka: Si kam menduar për Beatrix që kam thënë se nuk ka dashuri mes saj dhe Donaldit, përsëri mua m’u ka përforcuar mendimi. Një njeri pa hezituar dhe pa menduar mirë nuk ndërron mbiemrin e vet. Martesat e shpejta ose lidhja e tyre në kushte shumë të jashtëzakonshme siç është Big Brother ka qenë lidhja brenda një burgu. Aty kam dyshuar dhe prapë vazhdoj të dyshoj.

milaim zeka luizi dhe kiara ndarje