Showbiz 7 Qershor 2023, 13:45

Ku do shkojnë më parë shqiptarët? Enrique Iglesias vjen në Tiranë, pas tij edhe Ricky Martin

Shkruar nga Pamfleti

Ku do shkojnë më parë shqiptarët? Enrique Iglesias vjen

Kjo verë do jetë super e nxehtë, në kuptimin e parë dhe të dytë të fjalës. Pasi u mësua se Ricky Martin do mbajë një koncert në muajin korrik, një tjetër artist i njohur latin do të vijë në Shqipëri.

Bëhet fjalë për Enrique Iglesias.

Ai do mbajë koncert në sheshin ‘Skëndërbej’ më 30 Qershor.

Kujtojmë se Ricky në kuadër të turit të tij “Ricky Martin Symphonic”, ka vendosur që të bëjë një ndalesë të vogël edhe në vendin tonë.

Ai do të performojë në sheshin “Skëndërbej” dhe do të shoqërohet nga Orkestra Kombëtare e Tiranës dhe grupi i tij për të sjellë më të mirën e muzikës së tij.

Gjithashtu, Elvana Gjata ka lajmëruar se do performojë në koncertin e saj më 22 qershor.

Filloni kurseni që tani, se me gjithë këto koncerte, do duhet rroga e një viti për të qenë prezent.

enrique iglesias ricky martin tirane