Showbiz29 Shtator 2023, 22:48

Pas gati 3 dekadash, arrestohet autori i vrasjes së reperit Tupac

Shkruar nga Pamfleti

Pas gati 3 dekadash, arrestohet autori i vrasjes së reperit Tupac

Pas gati rreth tre dekadash, policia e Las Vegasit ka arrestuar një prej autorëve të dyshuar për vrasjen e reperit më të famshëm të viteve ’90, Tupac Shakur.

Duane Keith Davis, i njohur si "Keffe D" është i vetmi i dyshuar i gjallë, ndërsa tre bashkëpunëtoret e tij që bënin pjesë në të njëjtën bandë, kanë vdekur. Legjenda  e hip-hop-it u qëllua katër herë gjatë të shtënave me makinë në Las Vegas në vitin 1996.

Duane Keith Davis do të dalë në gjykatë në ditët në vijim. Sherifi i Departamentit të Policisë Metropolitane të Las Vegas, Kevin McMahill tha se familja e reperit Tupac Shakur ka pritur 27 vjet për drejtësi dhe se hetimet për një kohë kaq shumë të gjatë më në fund zbardhën vrasjen.

"U deshën orë të panumërta, vërtet dekada punë nga burrat dhe gratë e seksionit tonë të vrasjeve për të arritur këtu ku jemi sot," tha ai gjatë një konference shtypi të premten. "Ndërsa unë e di se ka pasur shumë njerëz që nuk besuan se vrasja e Tupac Shakur ishte e rëndësishme për këtë departament policie, unë jam këtu për t'ju thënë se thjesht nuk ishte kështu. Nuk ishte rasti atëherë dhe nuk ishte rasti sot”, shtoi ai.