Showbiz29 Shtator 2023, 11:24

Neymar tradhtoi Brunën me shoqen e Clara Chia; dikur punonin të dyja si kameriere në klub nate

Shkruar nga Pamfleti

Neymar tradhtoi Brunën me shoqen e Clara Chia; dikur punonin të dyja

Disa ditë më parë gëloi lajmi se Neymar e ka tradhtuar sërish Bruna Biancardi-n. Braziliani u pa duke u argëtuar sikur të ishte beqar në një klub nate në Barcelonë.

Së fundmi gazetari spanjoll Jordi Martin ka zbuluar identitetin e vajzës që ishte me Neymar. Thuhet se vajza në fjalë është ish-kolege e Clara Chia-s, partnerja aktuale e mikut të tij Gerard Pique.

Ajo quhet Carola Gil dhe përveçse ish-bashkëpunëtore e Chia-s, ajo është shoqja më e mirë e këngëtares Tini Stoessel. Sipas tij, Gil dhe Chia do të ishin takuar kur punonin si kameriere në një klub nate.

Ai ka shpjeguar më tej se: Ata janë takuar prej shumë muajsh, Carola ka udhëtuar disa herë në Paris për të qenë me Neymar. Madje ajo ishte në ditëlindjen e tij.

 

neymar tradhtia klub nate