TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle25 Prill 2025, 10:43

Pas marrëdhënieve intime dhe darkës, Limi i ‘prerë’ me Albën: Mes nesh nuk ka asgjë

Shkruar nga Pamfleti

Pas marrëdhënieve intime dhe darkës, Limi i

Alba Pollozhani dhe Lim Hoti, dy by banorët e “Ferma VIP” kanë qenë në qendër të vëmendjes pasi krenë marrëdhënie seksuale poshtë jorganit.

Prej asaj dite, dyshja u panë shpesh në praninë e njëri-tjetrit, teksa flinin, hanin, laheshin së bashku.

Gjatë një darke romantike, Alba i ka shprehur Limit ndjenjat e saj të vërteta teksa i ka thënë se e pëlqen dhe se i mungon kur është larg. Mirëpo Limi ia ka prerë shkurt fermeres teksa u shpreh se mes tyre nuk ka asgjë dhe gjithçka ka nisur si lojë.

“Mes nesh nuk ka asgjë, dhe ti nuk arrin ta kuptosh”, u shpreh ai.

Alba: Kam pëlqim për ty, interes po shumë, dua të të njoh po shumë. Më mungon kur je larg.

Limi: Unë jam komplet e kundërta e kësaj, unë mendoj se duhet t’i japim hapsirë njëri-tjetrit. Çfarë pëlqen tek unë?

Alba: Nuk di ta them me detaje por më pëlqen çdo gjë që bën ti.

Limi: Atëherë çdo gjë që po ndodh këtu mes nesh po ndodh se ty ta do by*ha dhe jo zemra.

Alba: Jo nuk është kështu.

Limi: Nuk dua të tregohem i keq, por po mundohem të gjej mënyrën e duhur për të të thënë se mes nesh nuk ka asgjë. Ti nuk arrin ta kuptosh, nisi si lojë dhe po aq shpejt po përfundon aq shpejt sa nisi.

Kujtojmë që dhe gjatë njërit nga prime-t teksa Limi është pyetur se çfarë ndjen ndaj Albës pasi kryen marrëdhënie ai është shprehur se konkurrentja e eksiton.

 

limi alba asgje

Lini një Përgjigje