TAGS-AT E JAVËS

Showbiz 2 Prill 2026, 13:55

“Pas të 40-ave jeta rëndon”, Dorina Mema tregon arsyen e vërtetë të hyrjes së Mozës në Ferma VIP

Shkruar nga Pamfleti
“Pas të 40-ave jeta rëndon”, Dorina Mema tregon arsyen e
“Pas të 40-ave jeta rëndon”, Dorina Mema tregon arsyen e vërtetë të hyrjes së Mozës në Ferma VIP

“Ferma VIP 3” ka nisur me shumë energji, ndërsa fermerët kanë filluar të krijojnë dinamikat e para dhe të tërheqin vëmendjen e publikut.

E ftuar në emisionin “Living Day”, Dorina Mema, njëkohësisht shoqe e poetes Moza Ahmeti, ka folur hapur për pjesëmarrjen e saj në këtë format, duke zbuluar disa nga arsyet që, sipas saj, e kanë shtyrë të bëhet pjesë e garës.

Sipas Memës, vendimi i Ahmetit lidhet kryesisht me vështirësitë ekonomike, duke theksuar se vetë ajo është treguar e sinqertë për situatën e saj financiare edhe brenda fermës.

“Sa i përket Mozës, unë mendoj se ajo e ka marrë këtë nismë, në radhë të parë, për arsye ekonomike. Ajo është shumë e sinqertë brenda fermës dhe e ka shprehur vetë se ekonomia e saj është ‘poshtë’, kështu që i duhet ai suport ekonomik,” u shpreh Mema.

Ajo shtoi se poetja meriton ta fitojë garën, duke qenë se përballet me përgjegjësi të shumta në jetën e saj të përditshme.

“Unë do të doja shumë që ajo ta fitonte sepse ka detyrime. Jeta ka detyrime dhe askush nuk të pyet se si je, njerëzit thjesht të gjykojnë,” tha ajo.

Mema theksoi gjithashtu se sfidat bëhen edhe më të mëdha me kalimin e moshës, sidomos pas të 40-ave, kur përgjegjësitë shtohen ndjeshëm.

“Sidomos për brezin tonë, pas moshës 40-vjeçare, përgjegjësitë fillojnë e të rëndojnë si një gur i madh. Unë kënaqem kur e shoh Mozën në fermë dhe besoj se ky suport do ta çojë në finale,” përfundoi ajo.

Deklaratat e saj kanë tërhequr vëmendje, duke nxitur diskutime mbi arsyet reale që i shtyjnë personazhet publikë të bëhen pjesë e reality show-ve.

dorina mema mimoza ahmeti

Lini një Përgjigje