TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 8 Prill 2025, 10:26

Plas keq mes Eglit dhe Loredanës: Fol me zë të lartë se ta dimë fjalorin e pistë

Shkruar nga Pamfleti

Plas keq mes Eglit dhe Loredanës: Fol me zë të lartë se ta

Ditën e djeshmeme një përplasje e ashpër njëkohësisht dhe e papritur ka ndodhur mes Loredanës dhe Eglit.

Loredana u shpreh se banorja ka qenë e kamufluar për pjesën e fjalorit, pasi ajo thotë ‘llafe turpi’.

Ndërsa Egli i sugjeron asaj që t’i shijojë këto ditë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri pasi edhe pak ditë e mbaron reality show.

Mirëpo kjo përplasje i befasoi ndjekësit pasi së fundmi vajzat shpesh herë janë parë të shoqëruara bashkë.

Egli: Mundohet të bëjë disa meme me zor, se e pa që ato ka.

Loredana: O Egli ngrije zërin, lëshoje. O do flasë tamam, se nëpër cepa mos më fol.

Gjesti: Çfarë cepi? Këtu midis të gjithëve.

Loredana: Fol me zë të lartë, të dëgjoj. Fol moj, se ato llafet e turpit i thua, i bërtet.

Egli: Ke të drejtë kam folur shumë llafe turpi.

Loredana: Nuk jam mësuar me fjalor të tillë, mbrëmë ça nuk the, prapë vazhdove. Ke qenë e kamufluar dhe për pjesën e fjalorit, nxirre moj.

Egli: Mirë shpirt.

Loredana: Je vajzë e tillë, e ke treguar, nxirre deri në fund moj shoqe.

Egli: Të kam zemër.

Loredana: O shpirt.

Egli: Faleminderit. Hidhu në pishinë tani, freskohu pak, dil prapë e merr rreze dielli. Natën e mirë.

Loredana: Atë hall më qan ti mua, shumë mirë. Fillo e qaj hallet për veten tënde, për atë cipën që ke në surrat.

Egli: Mbaroi Big Brother shpirt.

Loredana: Mami, babi, jam me kokën lart.

Egli: E le burri jot e nis ti, se të pacipë jeni të dy.

Loredana: Unë të paktën dal me karakter para të gjithëve e them ‘mami, babi, kështu është puna’.

Egli: Nuk më intereson se ça ke bërë, as mami dhe babi jot, natën e mirë.

Loredana: Ti përdor ‘kartën’ e mamit dhe babit e bën fëlliqësirat më të mëdha.

egli dhe loredana fjalor i piste

Lini një Përgjigje