
Pamjet e publikuara së fundmi nga prapaskenat e finales së “Big Brother VIP Albania 5” kanë hedhur dritë mbi reagimin e Rogertit pas eliminimit nga gara. I renditur në vendin e katërt, ai shihet teksa largohet menjëherë nga ambientet e "TCH", në një gjendje të dukshme nervozizmi.
Videoja, e transmetuar nga emisioni “E Diell”, tregon momentin kur gazetari Bledi Mane i afrohet për të marrë një reagim të parë. Megjithatë, Rogerti nuk ndalet dhe kalon pranë tij pa dhënë asnjë koment, i shoqëruar nga persona të stafit dhe të afërm.

Ky largim i shpejtë dhe refuzimi për të komunikuar me mediat vjen në një kohë kur ish-banori ka shprehur më pas pakënaqësi në rrjetet sociale, duke hedhur akuza ndaj produksionit për mënyrën e zhvillimit të lojës. Po ashtu, ai nuk ka qenë i pranishëm në festën përmbyllëse me pjesëmarrësit e tjerë.
Ngjarja ka marrë vëmendje të gjerë në rrjetet sociale, duke nxitur diskutime mbi atë që ndodhi pas kamerave në një nga netët më të rëndësishme të spektaklit.
Rogert ia bere vete vetes ne fund me menyren si sulmove Mirin , pa taktmakiavelian. Sorry!