
Gruaja e Mirit, finalistit të “Big Brother VIP Albania 5”, ka ndarë emocionet e saj për natën finale, duke folur edhe për sfidat që ka përjetuar gjatë rrugëtimit të tij në këtë format.
Në një intervistë për TCh, ajo u ndal te reagimet jashtë shtëpisë, duke theksuar se pjesa më e vështirë për të kanë qenë komentet negative dhe urrejtja në rrjet, veçanërisht lidhur me raportin e bashkëshortit të saj me Selin.
“Vështirësia më e madhe kanë qenë komentet edhe urrejtja jashtë Big-ut, me Selin dhe Mirin nuk jam mërzitur. Do kisha gënjyer nëse do të thoja që nuk jam prekur nga komentet. Unë kam pasur absolutisht besim te Miri”, u shpreh gruaja e Mirit.
Ajo theksoi se, pavarësisht situatave të krijuara dhe reagimeve të publikut, ka ruajtur besimin te partneri i saj gjatë gjithë rrugëtimit në reality show.
Lini një Përgjigje