TAGS-AT E JAVËS

Showbiz19 Prill 2026, 14:37

“Më bëhet qejfi që ka fituar…”, Miri flet pas përfundimit të BB VIP 5: Nuk jam pishman për asgjë, kam treguar veten

Shkruar nga Pamfleti

“Më bëhet qejfi që ka fituar…”, Miri flet pas

Finalisti i “Big Brother VIP Albania 5”, Miri, ka dhënë intervistën e parë për Top Channel pas përfundimit të rrugëtimit të tij në shtëpinë më të famshme në vend.

Gjatë intervistës, ai u shpreh se nuk ndihet i zhgënjyer nga eksperienca në këtë edicion, duke theksuar se e ka përjetuar si një sfidë të veçantë.

Miri foli edhe për fituesen e këtij sezoni, Selin Bollati, duke thënë se i është bërë qejfi për fitoren e saj dhe se ajo ishte një nga personat që ai kishte parashikuar se do të arrinte deri në finale. Ai kujtoi edhe deklaratën e tij gjatë qëndrimit në shtëpi, ku ishte shprehur se nëse Selin fitonte, e konsideronte si një fitore të përbashkët.

“Jo, nuk jam zhgënjyer se dikush do të fitonte, edhe më bëhet qejfi që u fitua nga ai personi që unë kam thënë që ne të dy do të shkonim në finale. Edhe po e fitove ti, e kam fituar edhe unë. E kam thënë që në ditën e dytë që do të thosha profecia ime doli. Unë jam mësuar me të tilla situata, se kam qenë edhe në kompeticione të tjera, por kësaj radhe ishte ndryshe, se isha vetëm dhe koha ishte e gjatë në Big Brother.

120 ditë sot të duken shumë pak, por atje brenda duken si 10 shekuj. Megjithatë, unë nuk jam i penduar për asgjë, unë kam bërë lojën time, kam treguar Mirin se si është në të vërtetë, me zemër të madhe. Edhe ndoshta është marrë për dobësi, ndoshta nuk ka funksionuar të jesh i mirë, por unë kam arritur një gjë: që publikun t’i tregoj se jam njeri me zemër të madhe.

Unë në Big Brother kam marrë atë që më ka munguar gjithë këto vite: që Miri të njihet nga publiku edhe më shumë dhe më afër, jo vetëm nga miqtë e mi”, tha Miri.

Ai shtoi se, pavarësisht sfidave dhe kohëzgjatjes së gjatë të qëndrimit në shtëpi, eksperienca i ka shërbyer për t’u njohur më mirë nga publiku dhe për të treguar një anë më autentike të vetes.

1 Komente

  1. R
    Rozher

    Je treguar njish bravo.njeri i edukuar prandaj e meritove vendin e 2

    Lini një Përgjigje