TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 1 Gusht 2024, 14:19

“Pse i ke inat vëllezërit Veshaj?”, Ronaldo Sharka intervistë në Instagram

Shkruar nga Pamfleti

“Pse i ke inat vëllezërit Veshaj?”, Ronaldo Sharka

Ronaldo Sharka, së fundmi ka hedhur në InstaStory një ‘ask me a questions’ për të biseduar me ndjekësit. Në mes përgjigjesh për planet e tij të karrierës, ajo çfarë ra në sy ishte një pyetje që i ishte bërë.

“Ronaldo, pse i ke inat vëllezërit Veshaj?” e ka pyetur një ndjekës.

Mirëpo përplasja mes vëllëzerve dhe Ronaldos ka filluar vite më parë teksa Romeo ka tentuar t’i bëjë një kamera të fshehtë moderatorit, duke e provokuar me fyerje dhe kërcënime. Ky i fundit nuk e ka pritur mirë këtë lojë.

Në një intervistë ai ka thënë se donte ta hidhte edhe në gjyq aktorin e njohur.

“Ma punuan bukur, deri në momentin që Romeo të thyente gotën unë nuk kisha frikë sepse normal në një ambient publik askush nuk të bën asnjë gjë, aq më pak një person qe të flet dhe të kërcënon nuk të bën gjë. Ai që e ka në mendje për të të vrarë apo për të të bërë diçka nuk të çon mesazhe. Thashë ta përze me qetësi, të shkoj në polici, të marr filmimet e lokalit e ta hidhja në gjyq. Kjo ishte gjëja më e mirë ligjore që mund të bëja. Kur theu gotën u tremba pak se thashë e paska ndarë mendjen të më bëjë keq. Pas kameras i ulëm gjakrat dhe u bëmë miq,”- tha gazetari.

Ronaldo Sharka ka folur edhe për një përballje tjetër me Romeo Veshajn, për periudhën në të cilën publikoi videon ku aktori shihej në krahët e Jonida Maliqit në pishinë. Edhe këtë herë, gazetari pranoi se është kërcënuar nga Romeo dhe nga i vëllai i tij, Donaldi. Për Doanldin, gazetari ka shtuar se kishte material për një histori të tijën personale dhe se donte t’ia publikonte.

“Unë i isha qepur Romeos dhe Donaldit sepse kisha materiale, guximin dhe dëshirën për t’i publikuar, të tipit video në pishinë me Jonida Maliqin, një artikull për Donaldin i cili fliste për një lidhje të shkuar duke i mbuluar identitetin e partneres në fjalë e shumë gjëra të tjera që lidheshin me jetën personale të vëllezërve Veshaj. Kemi pasur një përplasje virtuale në Whats App, celular muaj më parë. Më ka sharë, ato tek kamera e fshehtë nuk janë asnjë gjë fare, ka pasur të shara ekstreme dhe kërcënime. I kuptoj vëllezërit Veshaj,”– shtoi ai më tej.

Kujtojmë që Ronaldo Sharka ishte gazetari që u përball në një kafene me Romeo Veshajn në kuadër të një kamere të fshehtë. Aktori e kërcënoi gazetarin, e shau në mes të lokalit dhe madje theu edhe gotën.

Ndër të tjera Ronaldo i ka bërë me dije fansat se në shtator do ta shohim me projekte te reja televizive.

“Pse i ke inat vëllezërit Veshaj?”, Ronaldo Sharka

ronaldo sharka vellezerit sharka

Lini një Përgjigje