
Tashmë jemi mësuar që astrologia Meri Shehu bën parashikime edhe për ngjarjet e rëndësishme duke u bazuar te shenjat dhe fenomenet astrologjike. Jemi në javën e fundit të fushatës elektorale dhe zgjedhjet e 11 majit janë fare pranë.
Astrologia ka parashikuar rezultatin e dy kandidatëve kryesorë. Kreu i qeverisë, Edi Rama i përket shenjës së Gaforres ndërsa kreu i opozitës Sali Berisha shenjës së Peshores, por kë favorizojnë më shumë yjet?
“Kemi Ramën Gaforre dhe do të dalin shumë afër njëri-tjetrit, që të dy i prek Saturni, njërin e prek lart, tjetrin e prek poshtë, por besoj që Gaforren që e prek lart, pavarësisht se është shumë vështirë, është më mirë të të prekë lart sesa poshtë. Besoj që Gaforrja mund të ketë akoma më shumë fat”, tha Meri Shehu për “Tv Klan”.
Lini një Përgjigje