Showbiz18 Prill 2024, 12:22

Rike i jep fund pa e nisur mirë historisë së dashurisë: Nuk ndjeja ‘fluturat’ në stomak

Shkruar nga Pamfleti

Rike i jep fund pa e nisur mirë historisë së dashurisë: Nuk

E ftuar në ‘Wake Up’ mëngjesin e sotëm ishte Rike Roçi, e cila është eliminuar së fundmi nga formati më i ndjekur ‘BBV3’.

Ajo ka folur më tepër rreth eksperincës së saj brenda formatit madje ka folur dhe për shumë të pathëna të tjera.

Teksa në format tregoi se kishte lënë diçka pezull jashtë shtëpisë, ditën e sotme Rike ka deklaruar se i ka dhënë fund gjithçkaje.

“Ashtu si filloi, ashtu mbaroi sapo dola. As nuk e kam takuar, me një telefonatë e mbyllëm. Dua të rri vetëm, jam pak e çuditshme. Jam mirë kështu, nuk ka qenë as i dashuri, ka qenë një njohje, një pëlqim. Nuk kam asnjë ndjenjë nuk i kam ato fluturat.”- shprehet Rike.

rike roci historia e dashurise perfundim