Showbiz19 Mars 2024, 13:56

Romeo viktimizohet sërish, gjen mënyrën më të shëmtuar për të qenë sërish në Prime

Shkruar nga Pamfleti

Romeo viktimizohet sërish, gjen mënyrën më të

Shpërdorimi që banorët e Big Brother Vip 3 i kanë bërë ushqimit duke luajtur me të, ka bërë që Vëllai i Madh të marrë masa. Produksioni nuk lejon më askënd që të prekë frigoriferin, deri sa ata të kuptojnë vlerën e vërtetë të ushqimit. Kështu thoshte Zarfi  i Zi.

Në këto kushte, banorët janë të detyruar të konsumojnë ushqime që gjenden në shtëpi, por jo në frigorifer. Kjo situatë nuk i ka pëlqyer Romeos, i cili po proteston për këtë vendim.

Pavarësisht viktimizimit të aktorit, asnjë nga banorët nuk i është bashkuar protestës. Madje Meritoni e ironizonte, duke i thënë “Ty në protestë nuk t’u bashkua as Heidi”.

Lidhur me viktimizimin e Romeos ka reaguar edhe Kevi Agolli, vëllai i Ilnisës, i cili shkruan në postimin e tij në Instagram: “Do filloj dhe unë grevën tani për lajmet fake që dalin jashtë konteksti!

Hajde babo hajde…”

Gjithsesi Romeo do na “vrasë sytë” edhe këtë Prime, se produksioni do “ia qajë” pak hallin këtij banori të “vuajtur”, që proteston për të drejtën për të hapur frigoriferin./ Pamfleti

Romeo viktimizohet sërish, gjen mënyrën më të

romeo proteste