TAGS-AT E JAVËS

Showbiz20 Tetor 2025, 09:53

Ronaldo Sharka tregon ‘dobësinë’ për Olta Gixharin

Shkruar nga Pamfleti

Ronaldo Sharka tregon ‘dobësinë’ për Olta Gixharin

Meqë intervistat virtuale janë shumë ‘në modë’, sidomos tek personazhet e ekranit, Ronaldo Sharka nuk ka nguruar t’u përgjigjet pyetjeve të ndjekësve të tij. Një nga to ishte goxha ‘pikante’. Nuk para ka ndodhur që Naldi të pyetet për femrat, aq më pak ato të showbizzit shqiptar.

“Femra më seksi në showbiz?” — ishte pyetja e një ndjekësi kureshtar. Sharka nuk e zgjati shumë dhe e dha menjëherë përgjigjen: “Gixhari”, duke iu referuar aktores Olta Gixhari. E nuk pati vend për dyshime, sepse e kishte shoqëruar edhe me një foto të sajën.

Zgjedhja e tij nuk është befasuese për ata që e ndjekin karrierën e Gixharit, e cila njihet për sharmin, linjat elegante dhe prezencën e saj të fortë në ekran. Ajo ka qenë gjithmonë një nga figurat më të komentuara në mediat rozë, si për rolet e saj në aktrim ashtu edhe për paraqitjet e saj publike.

Ky koment i Ronaldos ka bërë xhiron e rrjeteve sociale dhe ka ndezur diskutime mes fansave, ku një pjesë janë dakord me zgjedhjen, ndërsa të tjerë kanë përmendur emra të ndryshëm nga showbiz-i shqiptar.

Ronaldo Sharka tregon ‘dobësinë’ për Olta Gixharin

olta gixhari ronaldo sharka seksi

Lini një Përgjigje