
Rrjeti është i zemëruar ndaj produksionit të Big Brother Vip edhe njëherë tjetër dhe tani shkak është bërë shpëtimi i Oltës nga nominimi i djeshëm.
Mbi 90% e komenteve në rrjet nxirrnin Oltën automatikisht nga shtëpia, por ajo u shpëtua e para dhe hyri në shtëpi pas Armaldos (një tjetër moment tepër i diskutuar për një ‘shëtitje’ të mundshme të Oltës jashtë shtëpisë).
Prej fillimit të spektaklit, fansat janë të bindur se Olta favorizohet dukshëm përballë Luizit, i cili është personazhi më i pëlqyer nga publiku që prodhon material jo vetëm për Big Brother Vip, por për të gjithë emisionet e Top Channel këto kohë.
Nga ana tjetër Olta vazhdimisht ka hedhur akuza ndaj produksionit duke e akuzuar për manipulim të situatave dhe provave të javës të cilët nxjerrin fitues banorë të caktuar.
Rasti më i fundit ishte ai i provës së kërcimit, ku fitues dolën Luizi dhe Dea. Sipas Oltës ata nuk e merituan fitoren, por skenari ishte që Dea t’i shpëtonte nominimit nga Luizi në Kutinë e Pandorës.
Pak ditë më parë, teksa fliste me Maestron dhe Kristin, Olta hodhi dyshime edhe për provën e realizuar për dhunën kundër grave duke thënë se Vëllai i Madh e ka paracaktuar nëse banorët e rinj do vazhdojnë të kenë imunitet apo do ta humbasin atë.
“Do kenë s’do kenë imunitet grupi, e ka vendosur Vëllai i Madh. Pse ça kujton ti, se kërceu ai më bukur se unë?! Duhej Dea patjetër të kishte imunitet, që të mos ishte tek kutia e Pandorës”, u shpreh Olta.
Akuza më herët ka pasur nga Olta edhe kur ajo bashkë me Kristin dhe Maestron u dërguan në burgun e improvizuar nga Vëllai i Madh, ku ajo aludoi se hyrje daljet e shpeshta të Luizit në dhomën e rrëfimit bëheshin për të marrë direktiva nga produksioni.
@luiz.kryefjala #luizejlli #luizejlliofficialfans #bigbrother #meluizin #luizkryefjala #fyp #viral #bigbrothervipalbania #fyppp #meluizinmeluanin???????????????????? #bbva ♬ original sound - Luizkryefjala