
Sara Hoxha dhe Erik Fullani duket se e kanë çuar marrëdhënien e tyre në një tjetër nivel. Gjërat qenkan më serioze se ç’dukeshin në fillim.
Kjo fundjavë shënon edhe ditëlindjen e blogeres së njohur, e cila ka vendosur që bashkë me disa nga miqtë saj të ngushtë, ta presë festën e saj në Siçili.
Duket se pjesë e këtij grupi të ngushtë është edhe Erik Fullani. Pas publikimit të fotove të tyre në një plazh në jug të vendit, duket se dyshja kanë vendosur të mos fshihen më.
Ditën e sotme Fullani nga postuar foto nga i njëjti lokacion ku ka bërë ‘check in’ Sara dhe disa miqtë e saj, mes të cilëve Arbër Çepani dhe make up artisti Arbër Bytyqi të cilët po ashtu janë pjesë e kësaj fundjave festive.
Sara dhe Eriku janë përkatësisht prindër të një vajze dhe një djali nga marrëdhëniet e tyre të mëparshme.

Lini një Përgjigje