
Sara Karaj ka mbyllur rrugëtimin e saj në spektaklin “Ferma VIP”, vetëm tre ditë para finales së madhe.
Konkurrentja, e cila ishte pjesë e fermës që nga dita e parë, konsiderohej një nga pretendentet për të mbërritur deri në fund të garës dhe për të fituar çmimin e madh.
Fati i saj në lojë u vulos pas humbjes në dy sfida të rëndësishme, të cilat e çuan në një televotim vendimtar përballë Ilirit. Në përballjen “kokë më kokë”, publiku vendosi që Sara të ishte ajo që do të largohej nga gara.
Pas eliminimit të saj, në garë për çmimin e madh mbeten pesë finalistë: Moza, Iliri, Soni, Bujaka dhe Visi.
Njëri prej tyre do të shpallet fitues i edicionit dhe do të marrë çmimin e madh, ndërsa katër finalistët e tjerë do të shpërblehen me nga 10 mijë euro secili.
Lini një Përgjigje