
Sardi Strugaj e ka konsideruar jo korrekte mënyrën se si u trajtua incidenti i Erisës me Eni Shehun, gjatë “sfidës së partnerit”.
Teksa po fliste me partneren e tij të re në ‘Dancing With The Stars’, Ensën, Sardi u shpreh se i erdhi shumë keq që iu dha një vëmendje e madhe Eni Shehut, në një kohë kur në atë incident kishte mbetur e lënduar Erisa.
“M’u duk pak pa lidhje që ta merrte vëmendjen e Erisës Eni. M’u duk pak e hidhur kjo që ai u viktimizua shumë”- tha Sardi, duke e konsideruar situatën të padrejtë.
Kujtojmë që Erisa mbeti e dëmtuar pasi javën e shkuar pësoi një incident gjatë provave me Eni Shehun të cilin e kishte partner për një javë sipas zgjedhjes së Ilir Shaqirit.
Lini një Përgjigje