
Gani Gërmia dhe Shqipe Hysenaj kanë pasur një përplasje me njëri-tjetrin gjatë ditës së djeshme (e premte).
Incidenti i tyre çoi në ofendime nga Shqipja në drejtim të Ganiut.
Humoristi e akuzoi se e kishte gjuajtur me kanaçe dhe i tha se konsiderohet sulm fizik.
Ata u sqaruan në spektakël dhe Shqipja i kërkoi Ganiut që të tërhiqet dhe ta lërë alkoolin, pasi po e penalizon në lojë.
Në lidhje me këtë, ‘Vëllai i Madh’, ka vendosur që të marrë një vendim për të dy konkurrentët.
Banorët shkojnë në nominim për javën e ardhshme dhe ky ishte paralajmërimi i fundit për ta.
Ata theksuan mes të tjerash se ishte një skenë e pahijshme dhe klipe që nuk është mirë t’i shohë publiku.
Lini një Përgjigje