Kushtet e higjienës në shtëpinë e Ferma VIP kanë shkaktuar tensione të forta mes banorëve, duke nxitur një debat të nxehtë që përfshiu disa prej artisteve më të dashura të ekranit.
Debati nisi mes Jonida Maliqit dhe Malbora Gurras, por gjatë spektaklit “Prime” u përfshinë edhe fermerët e tjerë dhe u bë më i hapur kur moderatorja Arbana Osmani kërkoi opinion nga vajzat e tjera të shtëpisë.
Soni Malaj deklaroi se, bazuar në veprimet e Malborës, duhet gjetur mënyra të duhura për t’i komunikuar gjërat, një koment që nuk u prit mirë nga Jonida Maliqi.
Replika mes dy artisteve u ndez shpejt: Jonida i tha Sonit se nuk ia kërkoi opinionin, ndërsa Soni theksoi se po fliste me fjalën e moderatorit.
Nga aty nisën ironitë dhe replika të drejtpërdrejta: Jonida i tha Sonit: “Shyqyr të dëgjova duke folur”, ndërsa Soni iu përgjigj: “Nuk zihem si puna jote”. Debati u përshkallëzua më tej me Jonidën që theksoi: “Ti je Soni Malaj, unë Jonida Maliqi, mos u krahaso të lutem”, dhe Soni përfundoi: “Unë të krahasohem me ty? Larg qoftë!”
Kjo përplasje tërhoqi edhe reagimin e Rezarta Shkurta, e cila tregoi se Ferma këtë vit ka personazhe që Rezi i do shumë, ndaj i lutet vajzave të mos zihen.

Lini një Përgjigje