Dalja e Brikenës nga shtëpia e “Big Brother VIP Albania”, vetëm pak para finales së madhe, ka qenë një nga momentet më të diskutuara të këtij edicioni.
Pas humbjes së “biletës” së fundit për në finale në përballjen me Rogertin, të vendosur nga votat e publikut, ish-banorja ka reaguar publikisht për herë të parë.
Në deklaratën e saj, ajo ka shprehur hapur zhgënjimin për rezultatin, duke kritikuar njëkohësisht sjelljen dhe fjalorin e Rogertit gjatë qëndrimit në shtëpi. Megjithatë, ajo theksoi se e pranon vendimin e publikut.
“Më vjen keq që shkon Rogerti para meje, sepse ka ofenduar shumë. Por vendos publiku,” është shprehur ajo.
Ndërkohë, reagime të shumta janë shfaqur edhe në rrjetet sociale, ku përdorues të ndryshëm kanë komentuar rezultatin, duke vënë në pikëpyetje kalimin e Rogertit në finale. Sipas tyre, sondazhet online e kanë nxjerrë shpesh atë në disavantazh.
Në disa komente është ngritur edhe dyshimi për manipulim të votave, ndërsa përdorues të tjerë e lidhin rezultatin me përplasjen mes sjelljeve të ndryshme të banorëve, duke përmendur kontrastin mes asaj që ata e konsiderojnë si arrogancë dhe qetësi.
Lini një Përgjigje