Katër finalistët e edicionit të pestë të “Big Brother VIP”, Selin, Mateo, Miri dhe Rogerti, duket se nuk po shijojnë një atmosferë të qetë në prag të finales.
Ndryshe nga sa pritej, mbrëmja pas shpalljes së finalistëve është shoqëruar me debate, ku Rogerti është përfshirë në përplasje me disa prej banorëve, përfshirë edhe Mirin. Ky i fundit është shfaqur i zhgënjyer nga sjellja e tij, pasi nuk munguan as ofendimet.
Në një bisedë me Mateon, Miri u shpreh se do të kishte preferuar që në finale të ishte Brikena, duke theksuar se atmosfera do të ishte më e qetë.
Pjesë nga biseda:
Mateo: Të kishte ndejtur Brikena këtu, do të ishte java më e bukur për të katërt.
Miri: Ti mendon se nuk e shpresoja ashtu.
Mateo: Javë më të bukur nuk do të kishte. Po pse e the me zë të lartë në Prime, me shoqërinë që kam me Rogertin, dua atë në finale
Miri: Shoqëri për shoqëri do ti shkoja unë asaj gjësë.
Mateo: Ja shoqëria, t’a kemi thënë të gjithë.
Miri: Iku në punë të vet.
Mateo: Ta kemi thënë të gjithë.
Miri: Nuk ka rëndësi ça ke thënë, shkoi në punë të vet, kaq.
Mateo: Do ishim kënaqur, me sfida, me gjëra, me pozitivitet, me të qeshura.
Miri: Ja pra, janë njerëzit që e duan.
Lini një Përgjigje