TAGS-AT E JAVËS

Showbiz20 Tetor 2025, 10:04

“Si ke jetuar pa ne?”/ Xheneta rrëfen takimin për herë të parë me nënën, pas 23 vitesh

Shkruar nga Pamfleti

“Si ke jetuar pa ne?”/ Xheneta rrëfen takimin për

Historia e trishtë e jetës së Xheneta Fetahut është diskutuar shpesh. Nëna e saj biologjike e ka braktisur në fëmijëri dhe ish-banorja e Big Brother vendosi të flasë për këtë në “S’e luan Topi”.

Ajo rrëfeu se në moshën 23 vjeçare e ka takuar për herë të parë nënën, pas këmbënguljes së vëllait dhe njerkës së saj.

“Më mungon. Kur të bëhem nënë, ajo mungesë nuk do të mbushet kurrë. Do të jetoj deri sa të vdes me atë mungesë brenda në shpirt, por mendoj që është e shkruar kështu.

Pas një kohe, kur kam qenë në moshën 23-24 vjeç, kanë qenë vitet më të këqija të jetës sime. Erdhi koha që unë ta takoja për herë të parë. I thashë: ‘Si ke jetuar gjithë këto vite, pa na kërkuar asnjëherë?’ dhe ajo më tha: ‘Kam menduar se keni qenë të vdekur”, u shpreh Xheneta.

Ndërsa për gruan tjetër të babait, Xheneta u shpreh se fjala ‘njerkë’ nuk i përshtatet aspak asaj, duke e cilësuar si ‘engjëllin e saj mbrojtës’.

“Kur isha 5-vjeçe, babai im u martua prapë. Ishte personi më i afërt i jetës time, ishte në shtëpi edhe unë s’dija se si ta thërrisja se të gjithë i thonin ‘mami’ edhe vetëm unë s’i thërrisja edhe e kuptoja që diçka nuk ishte në rregull. Unë mendoj se asaj nuk i shkon fjala ‘njerkë’ ajo është engjëlli im mbrojtës, vetëm që nuk kam lindur nga ajo, për mua është nënë edhe personi më i afërt, e kam pikë të dobët”- tha ajo.

xheneta fetahu nena

Lini një Përgjigje