Showbiz28 Shkurt 2024, 12:49

Si u pritën banorët e rinj? Julia: Impostimin e kam që mos më duken rudhat e qafës

Shkruar nga Pamfleti

Si u pritën banorët e rinj? Julia: Impostimin e kam që mos

Të shtunën e kaluar iu bashkuan shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 3”, tre banorë të rinj të cilët janë Julia, Silvi dhe Sara Karaj.

Me hyrjen e tyre, duket se të gjithë banorët e vjetër janë vënë në lëvizje. Ata nuk ua kanë kursyer komentet, kunjat, ironitë apo edhe thashethemet.

Teksa mbrëmë u pyetën nga Ledion Liço se si u pritën në shtëpinë e BBV, 3 banorët e rinj u shprehën ‘shumë mirë’. Por pasi panë një klip se çfarë ishte thënë për ta, ata dhanë mendimet e tyre për situatat e dëgjuara.

“Impostimin e kam sepse nuk dua të më duken rrudhat e qafës. Duke e parë edhe nga jashtë, edhe sjelljen e saj, qasjen që ka patur Egla nuk më pëlqen. Qëllimi im është që kam ardhur këtu të argëtohem edhe pse grupin e mblodha që ditët e para. Unë jam dinamit, por eksperienca e jetës më ka mësuar që të ruhem nga shpërthimet”, tha Julia.

Ndërkohë sa i përket Sara Karajt ajo u është përgjigjur banorëve se pas autobusit ‘mund të ngjitem në tren’ teksa ka konfirmuar se më pranë gjatë kësaj jave ka patur Erjolën, Riken dhe Ledjonën.

I fundit që ka folur ka qenë Silvi, i cili e ka konsideruar hyrjen në shtëpi dhe situatat e ndodhura aty si një ‘luftë’, teksa gjatë javës nuk ka ngurruar ta konsideroj veten mbret të shtëpisë.

banoret e rinj bbv3