TAGS-AT E JAVËS

Showbiz12 Mars 2026, 13:11

Tani dhe Mateo kalojnë ‘vijën e kuqe’, ofendojnë njëri tjetrin me fjalë të rënda (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Tani dhe Mateo kalojnë ‘vijën e kuqe’, ofendojnë

Një moment i tensionuar është regjistruar së fundmi në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, ku protagonist i debatit është bërë banori Mateo Borri.

Gjatë një diskutimi të ashpër me Artan Kolën, i njohur nga banorët si Tani, situata ka degraduar në shkëmbim fjalësh të rënda.

Sipas pamjeve që po qarkullojnë në rrjetet sociale, debati mes dy banorëve është përshkallëzuar deri në një deklaratë që ka shkaktuar reagime të forta si brenda shtëpisë, ashtu edhe tek publiku.

Në një moment të debatit, Mateo i është drejtuar Tanit me fjalët: “Ishallah ta poshtëron një njeri jashtë gruan tënde.”

Deklarata ka habitur banorët e tjerë të shtëpisë, pasi përfshirja e familjarëve në debat konsiderohet një vijë e kuqe edhe brenda dinamikës së lojës.

Pas incidentit, atmosfera në shtëpi është tensionuar ndjeshëm, ndërsa disa banorë kanë ndërhyrë për të qetësuar situatën dhe për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit.

Pamjet e debatit janë bërë menjëherë virale në rrjetet sociale, ku ndjekësit e formatit kanë reaguar me komente të shumta. Një pjesë e mirë e tyre kanë kritikuar gjuhën e përdorur nga Mateo, duke theksuar se përmendja e familjes në debate të tilla është e papranueshme.

Ndërkohë, mbetet për t’u parë nëse produksioni i Big Brother VIP Albania do ta trajtojë këtë incident në spektaklin e radhës dhe nëse do të ndërmerren masa ndaj banorit për deklaratën e bërë gjatë debatit.

 

artan kola mateo vata

Lini një Përgjigje