TAGS-AT E JAVËS

Showbiz12 Mars 2026, 12:51

U arrestua për armëmbajtje pa leje, kë donte të kërcënonte Gjesti?

Shkruar nga Pamfleti

U arrestua për armëmbajtje pa leje, kë donte të

Besart Kelmendi, fituesi i edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania dhe këngëtar nga Peja me emrin artistik Gjesti, është ndaluar nga Policia e Kosovës në Prishtinë nën dyshimin për armëmbajtje pa leje.

Burime për “Demantim News” bëjnë të ditur se këngëtari dyshohet se ka shkuar i armatosur tek Erkand Shabani, pronari i kompanisë muzikore Onima.

Sipas të njëjtave burime, mes palëve ka pasur edhe më herët tensione, ndërsa këtë herë situata dyshohet se është përshkallëzuar pasi artisti dyshohet se e ka kërcënuar atë me armë zjarri. Konflikti mendohet të lidhet me një kontratë që Gjesti kishte nënshkruar me kompaninë Onima para hyrjes së tij në spektaklin Big Brother VIP Albania.

Pas përfundimit të pjesëmarrjes në këtë reality show, ai kishte kërkuar të ndërpriste kontratën me kompaninë muzikore, gjë që – sipas burimeve – ka shkaktuar përplasje mes palëve.

Sipas informacioneve paraprake, artisti po mbahet në ndalim policor për 48 orë, një procedurë standarde hetimore që i mundëson Prokurorisë së Shtetit të Kosovës të shqyrtojë provat dhe rrethanat e rastit, përpara se të vendosë nëse çështja do të procedohet në gjykatë.

Sipas legjislacionit në fuqi në Kosovë, për posedim ose mbajtje të paautorizuar të armëve parashikohen gjobë deri në 7,500 euro ose dënim me burgim deri në pesë vjet. Megjithatë, në rastet kur arma nuk është përdorur për kryerjen e një vepre tjetër penale, gjykatat shpesh vendosin masa më të lehta ndëshkuese, si gjobë ose dënim me kusht.

Autoritetet pritet të dalin me informacione të tjera zyrtare pasi të përfundojnë procedurat fillestare të hetimit.

gjesti arrestim

Lini një Përgjigje