TAGS-AT E JAVËS

Showbiz 1 Shtator 2025, 14:32

Tentuan ta përdhunonin, mbretëresha Camilla: I gjuajta me takë në testikuj

Shkruar nga Pamfleti

Tentuan ta përdhunonin, mbretëresha Camilla: I gjuajta me takë

Një libër i ri mbi monarkinë, “Power and the Palace”, zbulon se Mbretëreshë Camilla ishte viktimë e një tentative sulmi seksual si adoleshente dhe përdori takën e këpucës për t’u mbrojtur nga agresori.

Sipas librit, që u bë serial nga Sunday Times, mbretëresha i rrëfeu ngjarjen Boris Johnson, kur ai ishte kryetar i Londrës (2008–2016).

Valentine Low, autori i librit dhe ish-korrespondent i ‘Times’ për mbretërinë, foli me ish-drejtorin e komunikimit të Johnson, Guto Harri, i cili kujtoi takimin në Clarence House rreth vitit 2008.

Harri përshkroi se biseda ishte e ngrohtë, por serioze, duke theksuar momentin kur Camilla rrëfeu: “Isha në tren për në Paddington, rreth 16–17 vjeçe dhe një djalë po afrohej me dorën e tij… Unë bëra atë që më kishte mësuar nëna: hoqa këpucën dhe e godita në testikuj me takë.”

Mbretëresha tregoi gjithashtu se kur mbërriti në Paddington, ajo arriti të gjejë një roje dhe raportoi sulmin, duke çuar në arrestimin e agresorit.

Mbretëreshë Camilla, 78 vjeçe, ka qenë gjithmonë aktive në fushatat kundër dhunës në familje dhe abuzimit seksual, duke përkushtuar punën e saj bamirëse për mbështetjen e viktimave të sulmeve seksuale.

Një nga idetë e saj të njohura ishte krijimi i pakove ndihmëse për viktimat e sulmeve, një iniciativë që është rikthyer së fundmi.

mbreteresha camilla perdhunim taka

Lini një Përgjigje