TAGS-AT E JAVËS

Showbiz 1 Shtator 2025, 11:59

Loredana ndryshon ‘prefiks’, Karim e surprizon në mënyrë të veçantë

Shkruar nga Pamfleti

Loredana ndryshon ‘prefiks’, Karim e surprizon në

Loredana Zefi feston sot 30-vjetorin e lindjes dhe ditëlindja e saj nisi me një surprizë të veçantë nga partneri, futbollisti i njohur Karim Adeyemi.

Që në mëngjes, shtëpia e artistes ishte e mbushur me lule shumëngjyrëshe, tullumbace e dhurata të shumta, ndërsa në qendër të vëmendjes ishte një tortë e personalizuar ku shkruhej numri 30.

Në rrjete sociale, Karim Adeyemi e uroi publikisht Loredanën me fjalët: “Gëzuar ditëlindjen, ti je më e mira”, duke e shoqëruar me simbole zemrash të kuqe. Ky gjest i ëmbël u shpërnda edhe nga vetë Loredana, e cila nuk e fshehu emocionin për surprizën e organizuar.

Momente të shumta nga festa intime u publikuan në Instagram, ku çifti shfaqej i lumtur pranë njëri-tjetrit, duke shënuar kështu një ditëlindje të paharrueshme për reperen shqiptare që prej vitesh është një nga emrat më të suksesshëm në skenën muzikore gjermane.

Loredana ndryshon ‘prefiks’, Karim e surprizon në Loredana ndryshon ‘prefiks’, Karim e surprizon në Loredana ndryshon ‘prefiks’, Karim e surprizon në Loredana ndryshon ‘prefiks’, Karim e surprizon në

loredana zefi karim adeyemi

Lini një Përgjigje