
Fjala që Arbana Osmani do të kalonte në ekranin e Tv Klan u hap me shpejtësi të rrufeshme dhe të gjithë prisnin që moderatorja e njohur të ishte një figurë Klanit tanimë.
Por kjo nuk ndodhi. Thuhet se Arbana ka dorëzuar dy projekte: një lloj shfaqje reality dhe një tjetër i stilit ‘Dua të të bëj të lumtur’. Ajo ka kontaktuar me çiftin Frangaj, por nuk ka marrë asnjë përgjigje nga dyshja e njohur, pasi do i duhej të siguronte vetë sponsorët dhe të ishte një ‘produksion i jashtëm.
Megjithatë, regjisorja e njohur Vera Grabocka ka arritur të mahnitet nga vlerat e Arbanës dhe kudo u hap fjala se do të bashkëpunonin për një film.
Burime për ‘Pamfleti’ pohojnë se në fakt ka qenë vetëm një mënyrë për të treguar se i madhi Timo Flloko do të jetë i ftuar tek ‘Mirëmbrëma yje’, formati që Arbana ka në kanalin e saj të Youtube-t.
Me pak fjalë ‘shiti’ në mënyrë fantastike, diçka bosh./ Pamfleti
Lini një Përgjigje