TAGS-AT E JAVËS

Showbiz 1 Prill 2026, 15:31

Thamë se do bënte ‘namin’ në këngë, Kristi Lamaj drejt një emisioni me Lei Krajën

Shkruar nga Pamfleti

Thamë se do bënte ‘namin’ në këngë, Kristi

Pas daljes nga Big Brother, menduam se Kristi Lamaj do bënte ‘namin’ me hite të reja, por duket se këtë herë ka zgjedhur të eksperimentojë si moderatori i formatit të ri për të rinjtë, “Urban Gen”, që pritet të nisë në Top Channel gjatë muajit prill.

Bashkë me Lei Krajën, Kristi do të drejtojë diskutime për trendet dhe temat më të fundit të gjeneratës së re. Për ata që prisnin mikrofonin dhe hitin e madh, surpriza është e qartë: mikrofonin e këngës e ka zëvendësuar mikrofonin televiziv, një “plani B” për të treguar se karriera muzikore nuk shkoi sipas pritshmërive.

Programi do të fokusohet tek stili i jetesës, kultura rinore dhe çështje sociale, ndërsa studioja moderne dhe skenografia urbanë do të përshtaten me energjinë rinore të formatit. Projekti është ideuar nga Redian Preni, me producente Ledja Liku, autore Leda Hysa dhe regji nga Julian Dautaj.

Në vend të hitit të madh muzikor, tani Kristi tenton ekranin televiziv dhe duket se karriera e këngëtarit do të mbahet më shumë në kujtesën nostalgjike të publikut sesa në tabelat muzikore.

kristi lamaj lei kraja urban gen

Lini një Përgjigje