TAGS-AT E JAVËS

Showbiz 1 Prill 2026, 15:03

Komentojnë banorët si një film me pullë të kuqe, Miri dhe Rogerti ‘kryqëzohen’ nga ndjekësit

Shkruar nga Pamfleti

Komentojnë banorët si një film me pullë të kuqe, Miri

Një moment i shpërndarë gjerësisht nga ndjekësit e Big Brother VIP Albania ka shkaktuar reagime të forta në rrjetet sociale.

Në një video të publikuar nga shtëpia, duken banorët Rogerti dhe Miri duke biseduar ndërkohë që janë ulur për të ngrënë. Gjatë bisedës, Selin kalon përballë tyre dhe Rogerti komenton: “Imagjino për shembull një film ...(ul zërin) të tre kështu personazhe.” Miri i përgjigjet: “E ke të sigurt.”

Më pas, Rogerti i drejtohet Selin: “Gati na ra ushqimi nga goja o Selin,” ndërsa Miri shton: “Mua më ra.”

Kur më tej, kalon Mali përballë tyre, Rogerti thotë: “Ja dhe ky,” dhe Miri komenton: “Ky është ai që vjen nga mbrapa, që ha akullore.”

Edhe pse audioja nuk është shumë e qartë kur Rogerti përmend llojin e filmit, audienca ka interpretuar bisedën sikur banorët po diskutojnë për një film pornografik.

Biseda dhe komentet mes tyre janë kritikuar masivisht në rrjete sociale, ku ndjekësit kanë shprehur shqetësim për gjuhën dhe temat që diskutohen brenda shtëpisë.

Komentojnë banorët si një film me pullë të kuqe, Miri

miri dhe rogerti komente filma pornografike

1 Komente

  1. M
    Moza moza

    Keta anti heronj do te behen heronj, pra keta duan te behen fitues. Cfare shembulli negativ.

    Lini një Përgjigje