TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 4 Shkurt 2025, 10:32

“Thuaj sa burra ke”/ Rozana i nxjerr sekretin Loredanës: Është e martuar jashtë

Shkruar nga Pamfleti

“Thuaj sa burra ke”/ Rozana i nxjerr sekretin Loredanës:

Loja mes banorëve të “BBVA4” po merr një tjetër rrjedhë. Që pas dasmës së organizuar në ambientet e shtëpisë, në shtëpi çfarë nuk është parë e dëgjuar!

Dasma në fjalë nuk shkoi siç duhej, pasi pati një debat mes Gjestit dhe Gertës, ç’ka përfundoi në një incident që u kritikua goxha nëpër rrjet.

Por Rozana vendosi që t’i tregonte diçka që i kishte rrëfyer Loredana për veten e saj.

Sipas këngëtares, banorja është e kurorëzuar. Ajo është e ndarë me partnerin e saj, por ende rezulton e martuar.

Rozana: Do të tregoj një gjë tani? Vetëm se unë e di që ti do të vraposh direkt, për mua mos vrapo direkt.

Gjesti: Ça më kanë ikur mua detaje nga mbrëmë që nuk isha?! Dua të mi tregosh.

Rozana: Jo nga mbrëmë. Loredana më ka treguar mua një ditë këtu, kam qenë në living, momentalisht është e martuar Loredana.

Gjesti: Është e martuar?

Rozana: Është e kurorëzuar me një djalë jashtë.

Gjesti: Jo moj.

Rozana: Po, me partnerin e saj, me të cilin është ndarë.

Gjesti: Kurorëzim në letra.

Rozana: Nuk ka të drejtë të martohet.

Livia: Thuaj sa burra ke.

Gjesti: S’ka mëshirë.

loredana martesa

Lini një Përgjigje