
Kiara Tito ka ndarë një postim në InstaStory, ku ka bërë publik mesazhin e një ndjekëseje që i drejtohej me një gjuhë fyese.
Ajo e ofendon për situatat në “Big Brother VIP” lidhur me Luizin, por edhe me videot që Kiara poston:
“Gjithmonë do ta kesh një pjesë të puzzle-it mangët tek Luizi se shumë poshtë e ke hedhur brenda asaj shtëpie me mijëra herë. Tek publiku po e poo, se e kemi parë çdo gjë, kemi parë edhe dashurinë kur hyre herën e dytë”, shkruan ndjekësja.
Por, ja që ajo nuk mjaftohet me kaq dhe vazhdon:
“Ahhhh nuk të shkon asgjë, po fytyrën e gojën pse e përdredh, e deformon duke folur, apo je në siklet gjithmonë kur je përballë telefonit apo kamerës, e ke problem? Ti për Zotin s’bëhesh që s’bëhesh!”
Duke ia bërë emrin publik, krahas fotos Kiara shkruan: “Sikur inati i tyre të kthehej në punë dhe ambicie për vetveten, bota do ishte më e mirë. Po ndërkohë, harxhojnë kohë duke ofenduar vajza të tjera në rrjete sociale, sa gjynah!”

Lini një Përgjigje