TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 1 Tetor 2023, 11:41

‘U këputa në mes’, Fifi rrëzohet gjatë provave

Shkruar nga Pamfleti

‘U këputa në mes’, Fifi rrëzohet gjatë provave

Konkurrentët e “Dancing With The Stars” vazhdojnë provat intensive para nisjes së spektaklit të kërcimit.

Fifi, e ftuar në “Më lër të flas” tregoi si po shkojnë përgatitjet. Artistja u shpreh se ndihet mirë me partnerin e saj në kërcim, Graciano Taganin dhe është ambicioze për këtë rrugëtim.

Megjithatë, inicidentet nuk kanë munguar në palestrën e “DWTS”. Binjakët Donald dhe Romeo Veshaj transmetuan disa pamje ekskluzive, kur Fifi dhe Graciano rrëzohen teksa mësojnë hapat e kërcimit.

“U këputa në mes. Bëra pak sikur nuk dija. Tani jemi më mirë më hapat”, tha me humor Fifi.

 

 

fifi incident dwts

Lini një Përgjigje