
Youtuberi i njohur si IShowSpeed ndodhet në Shqipëri. Prezenca e tij ka bërë që shumë të rinj të dalin në qendër të Tiranës, duke ndjekur çdo lëvizje të Speed.
Të gjithë udhëtimin e tij në Tiranë, Speed e ka të filmuar në video, madje ai ndodhet live në Youtube. Aty shihet sesi të rinjtë e ndjekin në çdo hap. Kërkesa e tij e vetme është që të takohet me Presidentin e Shqipërisë, por mesa duket u takua me kryeministrin e vendin, Edi Rama.
Ai është futur brenda kryeministrisë dhe u takua me Ramën, madje luajti edhe basketboll, ku shënoi kosh brenda zyrës. E gjitha kjo është live në Youtube dhe numëroi 84K ndjekës.
Kujtojmë se Speed numëron 25.3 milionë ndjekës në Youtube.
Lini një Përgjigje