Showbiz20 Qershor 2024, 13:12

Njoftoi se ishte me tumor, Don Omar: Jam mirë pas operacionit, gjithçka u zhduk

Shkruar nga Pamfleti

Njoftoi se ishte me tumor, Don Omar: Jam mirë pas operacionit,

Këngëtari i njohur Don Omar ka dhënë një lajm të mirë për ndjekësit e tij, pak orë pasi zbuloi se ishte diagnostikuar me kancer.

Ai dha lajmi e gëzueshëm se pas operacionit, nuk ka më kancer dhe se po fokusohet në shërimin e tij teksa përgatitet të nisë turneun në SHBA ‘Back to Reggaeton’.

“Sot u zgjova pa kancer dhe mirënjohës. Faleminderit për urimet, lutjet dhe mijëra mesazhet tuaja. Operacioni im ishte një sukses. Tani presim për t’u rikuperuar”-u shpreh Omar teksa ka ndarë me ndjekësit lajmin e mirë.

Omar aktualisht është në mesin e turneut të tij të shtatë, i cili është në pauzë deri në gusht, kur ai do të rifillojë shfaqjet në Oakland, Kaliforni. Turneu përfundon në Belmont, New York, në shtator pas ndalesave në Teksas, Florida dhe më shumë.

Kujtojmë se kënga e tij “Danza Kuduro” mbetet një himn i famshëm në mbarë botën dhe dëgjohet ende e sot.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by DON OMAR aka KONG (@donomar)

don omar pa kancer