Showbiz12 Shkurt 2024, 15:36

Zhaklin Lekatari tha se “nuk e njeh”, reagon Efi Dhedhes

Shkruar nga Pamfleti

Zhaklin Lekatari tha se “nuk e njeh”, reagon Efi Dhedhes

Ish-opinionistja e “BBV2”, Zhaklin Lekatari e ftuar në emisionin “Mos i bjer me Top” është pyetur nga Ronaldo Sharka në lidhje me Efin. Gjatë intervistës gazetari i tregon Zhaklinës foton e Efit, e cila ka qenë edhe finaliste e BBV2, por Zhaklina ka zgjedhur ta injorojë duke thënë se nuk e mban mend.

Efi ka hedhur sot një story ku ka bashkëbiseduar me fansat, duke i lejuar ata të bëjnë pyetjet që duan. Një fans i saj shkruan:

Mos iu bëj njerëzve kaq shumë obsesion se janë ca që bien e zgjohen me emrin tënd.

Nëpërmjet një videoje që duket si thumb ndaj Zhaklinës, por nuk përmendet emri i saj ajo përgjigjet:

“Ky është problem se zakonisht mund të bëhen obsesion, por edhe në mënyrë të keqe. Duke të sharë përshembull, duke folur keq për ty.”

Gjithsesi, vlen të kujtojmë se Zhaklin nuk e shau Efin, thjesht e injoroi duke thënë “Nuk e njoh”.

 

efi dhedhes reagim zhaklin lekatari