“Transfermarkt” ka zbuluar së fundmi 10 ekipet me sulmet më të shtrenjta në botë. Në vendin e 10-të qëndron Manchester United me 6 sulmuesë, me vlerë 265 milionë euro.
Atletico Madrid renditet në vendin e 9-të me 9 sulmuesë me vlerë 310 milionë euro. Bayern Munich renditet i teti në këtë listë me 5 sulmuesë me vlerë 317 milionë euro. Chelsea renditet në vendin e 7-të me 323 milionë euro me 10 sulmuesë. Me 6 milionë euro më shumë renditet Liverpool në vendin e 6-të, por vetëm me 5 sulmuesë.
6 sulmuesit e Barcelonës kushtojnë 400 milionë euro dhe katalanasit renditen të pestët. Kampioni në fuqi i Europës, PSG, renditet në vendin e 4-të me 7 sulmuesë me vlerë 408 milionë euro.
Podiumi është ky: Arsenal në vend të tretë me 439 milionë euro me 8 sulmuesë. Man. City në vend të dytë me 525 milionë euro me 7 sulmuesë. Në krye të listës qëndron Real Madrid me 7 sulmuesë, të cilët vlejnë 553 milionë euro.

Lini një Përgjigje