TAGS-AT E JAVËS

Sport28 Shkurt 2026, 15:37

3 gola dhe karton i kuq, mbrojtësi nderon Dinamon në minutën e 94-të; ekipi i Ilir Dajës merr fitoren e parë të vitit

Shkruar nga Pamfleti

3 gola dhe karton i kuq, mbrojtësi nderon Dinamon në minutën  e

Dinamo ka marrë një fitore të rëndësishme në transfertë përballë Vorës, në sfidën e vlefshme për javën e 26-të të kampionatit “Abissnet Superiore”. Takimi i zhvilluar në stadiumin e Vorës u mbyll me rezultatin 1-2 në favor të skuadrës mike.

Pjesa e parë u karakterizua nga një lojë e balancuar, me të dyja ekipet që kërkuan të gjenin rrugën e rrjetës, por pa arritur të konkretizonin rastet e krijuara.

Zhbllokimi i rezultatit erdhi në minutën e 51-të, kur Felipe kaloi në avantazh skuadrën vendase. Megjithatë, reagimi i Dinamos ishte i menjëhershëm: vetëm dy minuta më vonë, Malomo riktheu baraspeshën, duke shënuar golin e barazimit.

Në minutën e 67-të, Vora mbeti me 10 lojtarë, pasi Vrapi u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, duke lënë ekipin e tij në inferioritet numerik për pjesën e mbetur të takimit.

Kur gjithçka dukej se po shkonte drejt një barazimi, në minutën e 94-t Teixeira realizoi një gol të bukur, duke i dhënë Dinamos tre pikët. Ky është suksesi i parë i skuadrës dinamovite në kampionat për vitin 2026.

Pas kësaj fitoreje, Dinamo ngjitet në kuotën e 39 pikëve dhe mban vendin e katërt në renditje. Nga ana tjetër, Vora mbetet në vendin e shtatë me 26 pikë.

vora dinamo abissnet superiore

Lini një Përgjigje