TAGS-AT E JAVËS

Sport27 Shkurt 2026, 20:32

Trabzonspori i varur nga Ernest Muçi, sulmuesi kuqezi shkëlqen me 3 asist vendimtarë në fitoren e ekipit turk

Shkruar nga Pamfleti

Trabzonspori i varur nga Ernest Muçi, sulmuesi kuqezi shkëlqen me 3

Ernest Muçi vazhdon të jetë një nga protagonistët kryesorë të Trabzonsporit në kampionatin turk. Në përballjen e sotme ndaj Karagumruk, mesfushori shqiptar la sërish gjurmë, duke ndihmuar skuadrën e tij të krijojë avantazhin 3-1 pas 50 minutave lojë.

Kontributi i Muçit u ndje që në pjesën e parë. Në minutën e 20-të, ai nisi aksionin që çoi në golin e parë, duke pasuar për Tufan, i cili asistoi më pas për Onuaçu për golin e avantazhit.

Në pjesën e dytë, Muçi u bë vendimtar në goditjet nga këndi. Në minutën e 47-të dhe tre minuta më vonë, harkimet e tij rezultuan të sakta dhe të rrezikshme për mbrojtjen kundërshtare. Nuaiu përfitoi në të dy rastet, duke realizuar dopietë dhe duke thelluar epërsinë e Trabzonsporit.

Forma e mirë e Muçit duket se po reflektohet edhe në ecurinë e skuadrës. Pas 24 javësh kampionat, Trabzonspori renditet në vendin e tretë, duke mbajtur të hapur objektivin për dy vendet e para në klasifikim. Me këtë ritëm, synimi për një vend në Ligën e Kampionëve mbetet ende i arritshëm.

ernest muçi sulmuesi i kombëtares shqiptare trabzonspor

Lini një Përgjigje