TAGS-AT E JAVËS

Sport27 Shkurt 2026, 21:20

Majorka firmos me ish-trajnerin e Bajernit të Mynihut, Vedat Muriqi me “shef” të ri

Shkruar nga Pamfleti

Majorka firmos me ish-trajnerin e Bajernit të Mynihut, Vedat Muriqi me

Martin Demikelis është emëruar trajneri i ri i Majorkës, duke u rikthyer zyrtarisht në stol pas largimit nga klubi meksikan Monterrei në maj të vitit 2025. 45-vjeçari argjentinas merr drejtimin e skuadrës spanjolle në një fazë delikate të sezonit.

Majorka po përballet me vështirësi në kampionat dhe aktualisht rrezikon rënien nga kategoria. Në këto rrethana, drejtuesit e klubit i kanë besuar pankinën Demikelis, me synimin për të ndryshuar ecurinë dhe për të siguruar mbijetesën në elitën e futbollit spanjoll.

Kontrata e teknikut argjentinas është e vlefshme deri në fund të sezonit, ndërsa rinovimi i saj do të varet nga arritja e objektivit për të qëndruar në La Liga.

Në karrierën e tij si trajner, Demikelis ka drejtuar akademinë e Bajernit të Mynihut, ekipin U-19 të klubit bavarez, Bajern II si dhe River Plejt.

Si futbollist, ai ka pasur një karrierë të pasur ndërkombëtare, duke luajtur për klube si Bajern Mynih, Mançester Siti, Atletikko Madrid, Espanjol, Malaga dhe River Plejt.

martin demikelis vedat muriqi majorka

Lini një Përgjigje