TAGS-AT E JAVËS

Sport27 Shkurt 2026, 20:11

Protagonist te goli i avantazhit, Jasir Asani ia bën “bum” me ekipin e tij dhe i dërgon mesazh Silvinjos (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Protagonist te goli i avantazhit, Jasir Asani ia bën “bum” me

Jasir Asani ishte një nga figurat kryesore në ndeshjen e sotme të Esteghlalit në kampionatin iranian. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dha asistin që zhbllokoi takimin ndaj Fajr Sepasi, në minutën e 22-të të sfidës.

Aksioni i golit nisi nga një tentativë e Asanit për të goditur drejt portës. Topi u devijua në zonën kundërshtare dhe përfundoi te Saharkhizan, i cili nuk gaboi, duke e dërguar në rrjetë për epërsinë e Esteghlalit.


Takimi ishte i vlefshëm për javën e 23-të të kampionatit në Iran. Esteghlal vjen pas një periudhe jo të qëndrueshme në rezultate, çka çoi edhe në ndryshime në pankinë. Së fundmi, klubi shkarkoi trajnerin dhe emëroi Sohrab Bakhtiarizadeh, i cili drejtoi sot ndeshjen e tij të parë në krye të skuadrës.

Kontributi i Asanit merr rëndësi të veçantë në këtë moment për ekipin, që synon rikthimin te rezultatet pozitive.

Me asistin e sotëm, Asani shkon në kuotën e katër asisteve këtë sezon. Ai ka realizuar gjithashtu 13 gola në kampionat, duke qenë një nga lojtarët më produktivë të skuadrës.

 

jasir asani sulmuesi i kombëtares esteghlal

Lini një Përgjigje