
Verë 2022. Robert Levandovski u transferua te Barcelona për 45 mln euro dhe Bajerni i Mynihut po kërkonte për një tjetër sulmues.
Makinera e golave u largua dhe duhej një pasues. Bajern pati një fat të madh në derë, por në fund u tërhoq. Horge Mendes ofroi rekordmenin Kristiano Ronaldo.
Portugezi ishte në kërkim të një skuadre që e lejonte të luante në 5 ligat kryesore europiane. Aventura e tij e dytë te Mançester Junajtid rezultoi dështim dhe Bajerni ishte opsion i mirë.
“TZ” i është rikthyer këtij lajmi. Gazeta bavareze shkruan se Bajerni refuzoi për arsye ekonomike. Ronaldo kërkonte pagë marramendëse. Problemi tjetër ishte mosha e tij. Bajerni nuk donte një lojtar në fund karriere.
Lini një Përgjigje