TAGS-AT E JAVËS

Sport12 Tetor 2023, 19:19

Silvinjo me formacion sulmues kundër Çekisë, braziliani i beson dyshes Cikalleshi-Seferi dhe gjen zëvendësuesin e Ismajlit

Shkruar nga Pamfleti

Silvinjo me formacion sulmues kundër Çekisë, braziliani i beson

Shqipëria luan një nga ndeshjet më vendimtare të eliminatoreve për Euro 2024 me kuqezinjtë që presin në Arenën Kombëtare, Çekinë.

Braziliani ka “kopsitur” 11-tëshen e lojtarëve që do të hedhë në fushë kundër çekëve, ndërsa shuan kështu çdo dilemë që kishte para këtij dueli. Mungesa të sigurta për këtë duel do të jetë Ismajli dhe Kumbulla.

Sakaq, një fanelë titullari i është besuar edhe Taulant Seferit i cili do të pozicionohet në krahun e majtë të sulmit. Ndërkohë, nuk ndryshon pjesa tjetër e skuadrës me Berishën në portë, Gjimshitin, Hysajn dhe Mitajn në mbrojtje, Asllani, Ramadani dhe Bajrami në mesfushë si dhe Cikalleshi e Asani në sulm.

Silvinjo me formacion sulmues kundër Çekisë, braziliani i beson

Silvinjo me formacion sulmues kundër Çekisë, braziliani i beson

Kuqezinjtë janë pothuajse me një këmbë në Gjermani, pasi ndodhen në vendin e parë në Grupin E me 10 pikë.

Dy barazime dhe një fitore do t’u mjaftojnë kuqezinjve për t’u kualifikuar në “EURO 2024”. Me një total prej 15 pikësh, duke supozuar se Polonia do të fitonte të tria ndeshjet e mbetura dhe do të shkonte 15 pikë dhe barazim me ne, do të ishte ekipi i Silvinjos që do të kualifikohej për në Gjermani, kjo e mundësuar nga fitorja 2-0 në Tiranë, pasi kemi shënuar një gol më shumë. Pra, duhen të paktën 5 pikë të grumbulluara në tri ndeshjet e mbetura dhe Shqipëria do të shihte veten sërish në Europian, pas pjesëmarrjes në Francë, 8-vite më parë.

Përgatitjet kanë nisur edhe nga forcat e policisë, me 1700 efektivë që janë në terren për të siguruar mbarëvajtjen e këtij eventi dhe shmangur përplasjet mes tifozëve. Do jenë afro 600 tifozë çek në "Air Albania", me stadiumin që do jetë i mbushur në kapacitet maksimal dhe tanët në sektorët e stadiumit do kenë nga një plis për koreografinë.

Deni Makeli do jetë arbitri i këtij takimi, me holandezin që është ndër arbitrat më të mirë në Evropë dhe me profesion polic.

silvinjo trajneri brazilian formacioni i shqipërisë

Lini një Përgjigje