TAGS-AT E JAVËS

Sport25 Maj 2023, 20:07

Ajaksi i femrave fitoi titullin kampion, skuadra holandeze i ndalon festimet, shkak sezoni katastrofik i meshkujve

Shkruar nga Pamfleti

Ajaksi i femrave fitoi titullin kampion, skuadra holandeze i ndalon festimet,

Ajaksi ndaloi ekipin e femrave, i cili u kurorëzua kampion këtë sezon, të bëjë një ceremoni publike në sheshin Leidseplein, në Amsterdam, ku skuadra e meshkujve zakonisht feston titujt, për shkak të sezonit “katastrofik”, që ka bërë ekipi i ‘Harkëtarëve’ për meshkuj në sezonin 2022-2023.

Mungesa e atmosferës festive rreth Ajaksit në përgjithësi, për fatkeqësinë sportive ka qenë dhe mosnjohja e trajnerit për sezonin e ardhshëm, gjë e cila ka peshë në këtë vendim”,- tha një zëdhënës i Ajax-it, cituar nga NU.nl.

AFCA, një grup tifozësh të ‘Harkëtarëve’, kundërshtoi gjithashtu festimet e ekipit të femrave, pasi sheshi Leidseplein "duhet të rezervohet vetëm për ekipin kryesor të meshkujve". Ekipi i meshkujve mbledh më shumë se 50 mijë tifozë në stadium, ndërsa skuadra e femrave nuk i kalon një mijë”,- u justifikuan ata.

Femke Halsema, kryebashkiakja e Amsterdamit dhe këshilltari për sportin, Sofjan Mbarki, ankohen për mungesën e disponueshmërisë së Ajaksit.

Fatkeqësisht, pa bashkëpunimin e klubit, presidentit dhe drejtorit nuk do të mund ta organizojmë ceremoninë”,- theksuan ata.

ajaksi i femrave femke halsema

Lini një Përgjigje