
Anis Mehmeti është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi i tij, Bristol Siti po luan momentalisht përballë Hull Sitit. Sfida e vlefshme për javën e 4 të Championship, ka mbyllur pjesën e parë me rezultatin 3-1.
Ishte pikërisht sulmuesi shqiptar, ai që shënoi golin e dytë për të tijtë. Pas një aksioni model nga lojtarët e Bristolit, Mehmeti e dërgoi topin në fundin e rrjetës kundërshtare në minutën e 32.
Ky është goli i dytë sezonal për të në kampionat.
Dhe pse po spikat, sërish ftesa e Silvinjos për Kombëtaren ka munguar. Për herë të fundit me kuqezinjtë Mehmeti luante një ndeshje në qershorin e vitit 2023.
Lini një Përgjigje